Ballkani ia sheh “sherrin” mbledhësit të topave dhe bartësve të barelës, dënohet me shumë të madhe të parave

Komisioni disiplinor i shkallës së parë ka mbajtur mbledhjen e radhës ku shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisionet e Garave dhe duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video incizimeve televizive.

Pas shqyrtimit të fakteve, Komisioni Disiplinor ka marrë vendimet e radhës.

Klubi i Futbollit Ballkani është dënuar me shumën prej 1000 mijë euro për shkak të lëshimit në organizim si pasojë e mbledhësit të topave dhe bartësve të barelës.

VENDIMI:

“FC “Ballkani“: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Nga minuta e 88 e deri në përfundim, së paku në katër (4) raste, mbledhësit e topave hedhin topin e dytë në fushë me qëllim të zvarritjeve së lojës. Po ashtu gjatë ndeshjes bartësit e barelave kanë fyer ekipin mysafir në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 1 pika D e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me shumën prej 1000 euro. Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *