Dy futbollistë të Kombëtares Shqiptare ndryshojnë ekipet në ditën e fundit të merkatos

Kastriot Dermaku dhe Endri Çekiçi kanë ndryshuar skuadrat në ditën e fundit të merkatos, përcjellë Olle.

Mbrojtësi shtatëlartë është larguar nga Parma në drejtim të skuadrës së Lecce-s e cila bënë gara në Serie B, transferimi është kryer si huazim me të drejtë blerje.

Çekiçi në anën tjetër është larguar nga Olimpija Ljubjana në drejtim të Superligës Turke ku do të luajë për Ankaragucun.

Merkato do të jetë e hapur edhe pak orë, shumë ndryshime pritet të ndodhin në momentet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *