Drita – Prishtina: Këta gjyqtarë do të ndajnë drejtësinë në Gjilan – delegimet e plota të javës së 30-të në Superligë

Xhiro e 30-të e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon këtë mesjavë me ndeshje shumë interesante për titull dhe mbijetesë.

Stadiumi i qytetit në Gjilan do të jetë arenë e përballjes kryesore të kësaj jave midis Dritës dhe Prishtinës.

Kjo përballje që ka aromë titullin e kampionit do të gjykohet nga Gramos Shala me dy asistentët Fatlum Berishën e Bujar Selimajn.

Takimi tjetër interesant që zhvillohet në Suharekë ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit gjyqtar kryesor është Visar Kastrati me Besnik Morinën dhe Granit Hysenin si ndihmës të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *