Ceferin nis ‘luftën’ me Perezin dhe kërcënon: “Gjysmëfinalja Real-Chelsea ka shumë gjasa të mos luhet”

Superliga Evropiane, e propozuar nga 12 klubet më të mëdha të Ligave të ndryshme në Evropë, ka shkaktuar tërmet.

Presiioni i madh bëri që 10 klube të tërhiqen pas vetëm 48 orësh, derisa Real Madridi dhe Barcelona janë të vetmet që vazhdojnë t’i qëndrojnë prapa projektit të ri.

Herët apo vonë, sipas Juan Laportes të Barcelonës, Superliga do të ndodhë dhe për këtë, do të diskutojnë me UEFA-n.

Sido që të jetë, njëri prej iniciatorëve kryesor ka qenë Florentino Perez, numri një i Real Madridit që ka nisur luftën me numrin një të UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Ky i fundit, gjatë ditës ka lëshuar bombën duke thënë se do të ketë ndëshkime, derisa me Perezin gjërat kanë shkuar edhe më larg.

Pas shtyrjes së tyre me deklarata nga distanca, Ceferin nuk ka hezituar që të thotë se gjysmëfinalja në mes të Real Madridit dhe Chelseat mund të dështojë.

Ai thotë se ka shumë gjasa që ajo ndeshje të mos zhvillohet fare.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat ditëve në vijim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *