Dardanët fluturojnë për në Yerevan, gati për miqësoren me Armeninë

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës, para pak minutash ka fluturuar për Yerevan të Armenisë.

Armenia dhe Dardanët do të përballen të premten mbrëma në miqësoren e parë të këtij viti, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Kombëtarja jonë, sot ka mbajtur stërvitjen e fundit në Kosovë para nisjes për Armeni.

Atmosfera në taborin e Dardanëve është mjaft e mirë dhe premtuese për paraqitje dhe rezultat pozitiv në duel me armenët.

Pas miqësores me Armeninë, Kosova do të luajë miqësoren e radhës më 26 mars kundër Hungarisë në Budapest.

Miqësorja mes Armenisë dhe Kosovës fillon në orën 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *