Mediat italiane: Milani dhe Chelsea arrijnë marrëveshje për Lukakun

Aventura e sulmuesit Romelu Lukaku te Roma do të mbyllet në fund të këtij sezoni.

Reprezentuesi belg po luan tek “romakët” në formë huazimi nga Chelsea.

Sipas medieve italiane, Lukaku gjatë kësaj verë, do të transferohet te Milani.

“Rossonerët” dhe Chelsea thuhet se kanë arritur marrëveshje në vlerën 25 milionë funte për transferimin e belgut në “San Siro”.

Chelsea dhe belgu preferonin Romën, por, oferta e Milanit thuhet se ka kënaqur londinezët të cilët shumë shpejtë pritet të zyrtarizojnë marrëveshjen me skuadrën italiane për blerjen e Lukakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *