“Dardanët” e rinj i nisin për mrekulli kualifikimet në Euro 2024, mposhtin Austrinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll në grupmoshat U19 i ka nisur në mënyrën më të mirë kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024.

“Dardanët” e rinj e kanë mposhtur sot Kombëtaren e Austrisë me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes ishte autogol, pasi që Gashijani e detyroi austriakun Scholler të shënonte në portën e tij në minutën e 50’.
Me këtë fitore, Kosova U19 merr kreun e Grupit 1 të këtyre kualifikimeve, grup ky në të cilin gjenden edhe Sllovenia, Spanja dhe Austria.

Rezultati final, 1:0 në favor të “Dardanëve” të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *