Chllandes, pas humbjes: Asgjë nuk po na shkon, kohë e vështirë për Kosovën

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për Super Sport pas humbjes së radhës të Dardanëve, e gjashta në shtatë sfidat e fundit.

Kosova u mposhtë 0-1 në Fadil Vokrri nga Sllovenia në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Sepse kam menduar se është ekipi më i mirë për këtë ndeshjes”.

“Pse Kololli si sulmues? Ka luajtur në klubin e tij si sulmues kjo nuk do të thotë se nuk mund të luajë si mbrojtës. Është zgjedhje, kemi probleme për të shënuar, nuk mundëm as sonte. Duhet të luajmë si grup, si ekip. Mendoj se skuadra ka provuar deri në fund, kishim topin, tentuam, tentuam, por asgjë nuk po na shkon në këtë kohë, është kohë e vështirë për ne”, u shpreh Challandes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *