Aliti: Tentuam të rikthehemi pas disfatës ndaj Maqedonisë së Veriut, por ky është futbolli

Fidan Aliti është deklaruar pas humbjes që pësoi Kosova ndaj Sllovenisë në Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi ynë ka thënë se humbja ndaj Maqedonisë së Veriut ka ndikuar shumë, mirëpo kanë tentuar të rikthehen ndaj sllovenëve.

“Nuk ka qenë një humbje e lehtë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe kemi tentuar që në këtë ndeshje të reagojmë”, ka thënë Aliti.

“Kemi dashur t’i tregojmë publikut që ne jemi këtu dhe t’i bëjmë krenar, por ky është futbolli dhe nuk morëm rezultatet e duhura”.

“Do të shikojmë në ndeshjet e radhës për rezultate pozitive”, ka përfunduar mbrojtësi ynë.

Kosova aktualisht ka vetëm një pikë në Ligën e Kombeve, përkatësisht në Ligën C, derisa takimi i radhës do të jetë të mërkurën ndaj Greqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *