Chelsea apo Real Madrid kundërshtar i Cityt në finale, gjithçka mësohet sonte

Manchester City tashmë e ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve pasi mbrëmë eliminoi PSG-në, dhe sonte do ta mësojë rivalin e saj në finalen e madhe.

Chalsea e Real Madrid do të përballën në “Stamford Bridge” sot nga ora 21:00 në aktin e dytë të gjysmëfinales së kampeticionit më të madh për klube në Europë.

Sfida e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1:1 dhe gjithçka ka mbetur e hapur për takimin kthyes. Se kush do t’ia dalë Zidane apo Tuchel mbetet të shihet, por e sigurt është se do të kemi një përballje gjigante dhe spektakolare.

Reali këtë herë është më i kompletuar pasi i janë kthyer shumë futbollistë nga lëndimi, derisa më të theksuarit janë Sergio Ramos e Eden Hazard të cilët pritet t’i japin zjarr lojës madrilene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *