Superliga vjen me tri përballje, derbi i madh zhvillohet në Gjilan

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 33-të.

Sot (e mërkure) në program janë tri ndeshje mjaftë interesante, ku spikat ndeshja kryesore e cila zhvillohet në Gjilan mes rivalëve lokal, Gjilani dhe Drita.

Një përballje që ka sjell gjithmonë emocione dhe gola, pritet të jetë e njëjta në Gjilan edhe sot.

Interesant pritet të jetë edhe në Drenas, aty ku Feronikeli dhe Trepça ’89 do të luftojnë për pikët maksimale që t’i ikin zonës së rrezikshme.

Dy ish-kampionët po kalojnë një periudhë jo edhe at të mirë në kohën e fundit.

Në ndeshjen tjetër, apo derbin e moçëm, Besa e Pejës do t’i bëjë konak Prishtinës.

Këto përballje në të kaluarën kanë qenë të zjarrta, pasi bëhet fjalë për dy klubet më të titulluara në Kosovë pas luftës.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *