Challandes tregon nëse Kemal Ademi do të vijë te Kosova

Bernard Challandes ka komentuar situatën e sulmuesit Kemal Ademi.

Dje është raportuar se sulmuesi që dikur kishte vendosur për Zvicrën, tani po kërkon t’i bashkohet Kosovës.

“Kemal Ademi ka kontaktuar me FFK për t’iu bashkuar Kosovës. A jeni i lumtur ta keni atë në skuadër?”, ishte pyetja në konferencë.

“Kam folur me të dhe i kam thënë të vije te Kosova. Ai ka vendosur për Zvicrën, por tani nuk e di se çfarë janë mundësitë”, u shpreh Challandes.

“Por, kam folur me të. Tani do të presim për mundësitë. Nuk jam i sigurt se si vepron FIFA në këtë situatë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *