Bernard Challandes flet në konferëncën për shtyp pas ndeshjes – shuan shpresat e U21 dhe flet për Greqinë

‘Dardanët’ janë mposhtur 0-1 nga Sllovenia në shtëpi, duke regjistruar humbjen e dytë këtë sezon në Ligën e Kombeve.

Konferenca e trajnerit të Kosovës:

“Jemi në kontaktë me kandidadët potencialë që mund të vijnë, por tani kemi probleme me lojtarët tanë që janë këtu. Jemi në proces të papërshtatshëm sepse ata luajnë me U21 te kombëtaret e tjera dhe janë në proces të kualifikimeve. Kjo është arsyeja pse ata nuk janë 100% gati të vijnë këtu dhe presin t’i përfundojnë këto ndeshje me U21 dhe pastaj të vendosin. Është e qartë se kontigjenti i lojtarëve tani është kogja i vogël. Kishim probleme edhe me grumbullimin dhe për këtë arsye kemi probleme”.

Kemal Ademi ka kontaktuar me FFK për t’iu bashkuar Kosovës. Nëse jeni trajner a jeni i lumtur ta keni atë në skuadër?

“Kam folur me të dhe i kam thënë të vije te Kosova. Ai ka vendosur për Zvicrën, por tani nuk e di se çfarë janë mundësitë. Por, kam folur me të. Tani do të presim për mundësitë. Nuk jam i sigurt se si vepron FIFA në këtë situatë”.

A mund të bazohemi tek U21 për mbulesë lojtarësh?

“Dera është e hapur për U21 tanë. E qartë. Kam parë ndeshjën e së enjtës, tani nuk mund të themi se shumë lojtarë nga aty mund të luajnë këtu. Kanë të ardhme përpara, por tani është shumë herët për të qenë këtu, pasur parasysh nevojat ku i kemi ne”.

Në shtatë ndeshje, gjashtë humbje dhe një barazim. Luajmë ndaj Greqisë. Çfarë prisni?

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë në Greqi, ndaj një skuadre të fortë. Në këtë kohë ne kemi disa probleme dhe unë pres ndeshje të vështirë. Duhet t’i marrim ndeshje pas ndeshje dhe të jemi gati edhe për ndeshje të vështira, të qëndrojmë si skuadër, të luajmë së bashku. Tani është e rëndësishme që të drejtoj skuadrën dhe t’iu jap atyre vetbesim”.

Pse Vojvoda rezervist? A do të thotë se trajneri e vlerësoi të dobët paraqitjen e tij ndaj Maqedonisë?

“Ai ka luajtur shumë ndeshje mes Standard dhe Torino dhe kam shumë opsione për të ndryshuar në mbrojtje. Ishte koha për Paqaradën që të kishte mundësinë dhe bëri ndeshje të mirë. Kemi Hadërgjonaj po ashtu. Nuk ka arsye, por duhej ndryshuar disa gjëra. Ai bëri shumë ndaj Maqedonisë dhe mendova se pak pushim do t’i bënte mirë atij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *