Bernard Challandes është larguar nga Kosova dhe posti i trajnerit tanimë ka mbetur i lirë.
Kjo ka bërë që shumë emra të dalin në skenë që janë potencial për ta marrë drejtimin e Kosovës.
Trajneri i ri pritet të vendoset së shpejti, tanimë FFK është ‘bombarduar’ nga ofertat e shumta nga menaxherë të ndryshëm.
Një burim i Gazetës Olle brenda FFK-së ka treguar se ka dhjetëra emra të trajnerëve në zyrën e kryetarit Agim Ademi që i janë vetëofruar Kosovës për postin e trajnerit.
“Ka pasur shumë trajnerë që na janë ofruar deri në ditën e djeshme, por pas zyrtarizimit të ndërprerjes së bashkëpunimit, na kanë kontaktuar dhjetëra menaxherë të ndryshëm duke na ofruar emra të njohur të trajnerëve”.
“Aktualisht në adresë të FFK-së kanë ardhur dhjetëra CV të trajnerëve të ndryshëm të cilët janë vetëofruar nga menaxherët e tyre për ta drejtuar Kombëtaren e Kosovës”.
“Interesimi është i madh nga trajnerë të ndryshëm, ku emrat e disa të tyre kanë dalë edhe në media, por ka edhe trajnerë të tjerë me përvojë të madhe që kanë shprehur gatishmërinë ta udhëheqin Kosovën”.
“Gjithsesi gjatë ditëve të ardhshme besoj që do në Komitetin Ekzekutiv do të vendoset për trajnerin që do ta udhëheq Kombëtaren”.