Kush është Felix Magath, kandidati kryesor për të marr drejtimin e Kosovës: Futbollist i shkëlqyer, trajner kampion

Felix Magath është zgjidhja numër një e FFK-së për përzgjedhës te Përfaqësuesja e Kosovës.

Sot në një konferencë për media, kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i deritashëm, Bernard Challandes, konfirmuar ndarjen me marrëveshje mes palëve.

Puna për përzgjedhës të ri në FFK kishte filluar para një kohe, pasi rezultatet e Kosovës në eliminatoret për Kampionatin Botëror ishin të dobëta, shkruan Telegrafi.

Gjermani Felix Magath, tani 68 vjeç, është zgjedhja numër 1 në FFK dhe bisedimet më të kanë filluar para një kohe.

Kush është Felix Magath?

Magath ka qenë fillimisht një futbollist i spikatur, duke bërë karrierë te klubi i njohur gjerman Hamburg, ku luajti për 10 vite, duke fituar edhe trofe të rëndësishëm.

Ai u shpall kampion me Hamburgun tri herë, ndërsa fitoi edhe Ligën e Kampionëve, atëherë Europian Cup në sezonin 1982/83.

Madje në finale ndaj Juventusit ai shënoi golin e vetëm të atij takimi që u mbyll 1-0.

Ai ishte lojtar shumë i rëndësishëm edhe i Gjermanisë Perëndimore, duke luajtur 43 ndeshje dhe shënuar 3 gola.

Magath fitoi Kampionatin Evropian si lojtarë dhe ishte në dy finale të Kampionatit Botëror.

Karriera si trajner

Sikurse futbollist ai ka qenë po aq i suksesshëm edhe si trajner duke drejtuar klube si Hamburg, Nurenberg, Werder Bremen, Eintracht Frankfurt, Stutgart, Bayern Munich, Wolfsburg, Schalke dhe Fulham.

Klubi i tij i fundit ishte ai kinez Shandong Luneng në vitin 2017. Si trajner ai ka fituar tre tituj të kampionit, dy me Bayern Munich dhe një me Wolfsburg.

Në vitrinën e tij ai ka edhe dy Kupa të Gjermanisë, ndërsa tri herë është zgjedhur si trajneri i vitit në vendlindje (2003,2005, 2009).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *