I kishte shpallur “luftë” Challandesit, Paqarada lë anash inatet dhe i jep lamtumirën

Leart Paqarada është futbollisti i radhës që i ka dhënë lamtumirën Bernard Challandesit.

Paqarada nuk është ftuar te Kosova që disa muaj, pasi futbollisti publikisht kishte dal kundër trajnerit që i jepte shumë pak hapësira në skuadër.

Paqarada kishte thënë se me Challandin në stol, ai s’mund të vijë dhe të luajë për Kosovën.

Sido që të jetë, ndoshta i lumtur që me ardhjen e trajnerit të ri do të rikthehet edhe në skuadër, Paqarada ka vendosur t’i lë anash inatet e ta falënderojë trajnerin për vitet te Kosova.

“Faleminderit dhe suksese trajner”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *