Agim Ademi uron për suksesin e Kosovës U17

Kombëtarja e Kosovës e vajzave U17 është kualifikuar në Ligën A për kualifikimet e Evropianit, pasi e ka mbyllur turneun kualifikues të Grupit B4 në pozitën e parë, me 4 pikë.

Kalimi në Ligën A u konfirmuar sot, pasi Shqipëria shënoi fitore në duel me Izraelin, në ndeshjen e fundit të grupit, me rezultat 2:1.

Presidenti i FFK-së Agim Ademi i ka uruar vajza për këtë arritje.

Ai tha se kjo është nje dëshmi se po punohet me gjeneratat e reja.

Më posht ju sjellim postimin e Agim Ademit:

“Urime kalimi në Ligën A për kualifikimet e Evropianit 2025 për Kombëtaren U17 ????
Vajzat e Kombëtares U17 kanë siguruar kalimin në Ligën A për kualifikimet e Evropianit 2025.
Fitorja ndaj Shqipërisë (3:1) dhe barazimi ndaj Izraelit (1:1) rezultuan të mjaftueshme që Dardanet U17 të kualifikohen tutje në këtë cikël të garave.
Ky është viti i tretë radhazi që Kombëtarja U17 siguron kalimin në Ligën A të kualifikimeve të Evropianit dhe është dëshmi e punës me gjeneratat e reja.
Përgëzoj futbollistet e reja për këtë sukses dhe stafin e trajnereve në krye me Sanije Krasniqin për punën me këtë gjeneratë të futbollisteve.
Paraqitja në Ligën A me ekipe shumë të forta do të jetë një mundësi e mirë për lojtaret e reja që të zhvillohen edhe më shumë dhe të fitojnë eksperiencën e duhur në nivele të tilla.
Forca Kosovë! ⚽️????????”, ka shkruar Agim Ademi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *