Liverpool ka arritur të fitojë me penallti ndaj Chelsea.
Përfundon ‘drama’ në ‘Wembley’, me fitues Liverpoolin, të cilët ia dhurojnë trofeun e parë të Kupës FA Jurgen Klopp.
U deshën të presim deri në penallti, për të kuptuar fituesin e Kupës FA.
Chelsea dhe Liverpooli kishin rastet e tyre përgjatë gjithë takimit, por topi nuk dëshironte të kalonte rrjetën.
Si në kohën e rregullt, ashtu edhe në vazhdime të dy ekipet po kërkonin golin e avantazhit, por nuk e arritën.
Ndeshja shkoi në penallti. Ku më të saktë u treguan ekipi i Liverpoolit.
Për Chelsea ishte Cesar Azpilicueta dhe Mason Mount që e humbën penalltitë, pasi spanjolli e qëlloi shtyllën, ndërsa anglezit ia priti Alison Becker.
Në anën tjetër ‘Reds’ u treguan të saktë në ekzekutimin e të gjitha penalltive