U lëndua në finalen ndaj Chelsea, lajme të mira nga Salah për tifozët e Liverpool

Po vazhdon të luhet ndeshja mes Chelsea dhe Liverpool.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre në pjesën e parë të finales së FA Cup, por që rrjetat mbeten të paprekura.

Megjithatë, një humbje e madhe për Liverpool mund të konsiderohet lëndimi i Salah, me egjiptianin që u detyrua të largohej nga loja.

Informacionet e fundit tregojnë se Mo Salah u largua si masë paraprake nga ndeshja. Ai mund të kishte vazhduar, por u këshillua të mos rrezikonte lëndime të mëtejshme për shkak të ndeshjeve të ardhshme dhe finales së Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *