FC Prishtina njofton zyrtarisht për ndërprerjen e bashkëpunimit me Ibrakovicin

FC Prishtina dhe Abdulah Ibrakovic kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar këtë të shtunë zyrtarisht për ndarjen e rrugëve me marrëveshje të dyanshme.

Ibrakovic te Prishtina erdhi në nëntor të vitit të kaluar. Ai e udhëhoqi skuadrën në 26 ndeshje zyrtare.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

“???????????? ??????? ?????????!

FC Prishtina dhe trajneri nga Bosnje e Hercegovina, Abdulah Ibrakovic e kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Klubi nga kryeqyteti dhe “timonieri” Ibrakovic janë ndarë me marrëveshje të dyanshme.

Prishtina e falënderon Ibrakovicin për kontributin e dhënë në ekip që nga 17 nëntori i vitit të kaluar.

Abdulah Ibrakovic që e udhëhoqi Prishtinën nga xhiroja e 14-të në Superligë, u largua nga klubi kryeqytetas pas ndeshjes me Ulpianën.

51-vjeçari ishte në krye të skuadrës në 26 ndeshje zyrtare në BKT Superligë dhe në kuadër të Kupës së Kosovës. Në Superligë ka arritur nëntë fitore, katër barazime dhe tetë humbje.

Sa i përket ndeshjeve për Kupën e Kosovës në rrethin e parë e ka mposhtur Besën kurse në rrethin e dytë Drenicën. Në çerekfinale e eleminoi Ballkanin dhe në gjysmëfinale u përball me Llapin, të cilin e mposhti në ndeshjen e pare, kurse në atë kthyese humbi dhe nuk arriti në finale.

Prishtinën në dy ndeshjet e radhës, ndaj Dritës dhe Llapit do ta drejtojë Debatik Curri, i cili deri më tash e ka ushtruar rolin e ndihmës-trajnerit, transmeton GE.

Prishtina ndodhet e pesta në tebelë me 48 pikë të grumbulluara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *