Skuadra e Liverpoolit në ndeshjet e fundit është përballur me mungesë të mbrojtësve, për shkak të lëndimeve të shumta.
“Të Kuqtë” kanë në “radar” mbrojtësin e Real Madridit, Nacho Fernandezit, raporton “AS”.
Kampionët aktual të Anglisë mund të bëjnë një lëvizje të tillë këtë verë, nëse spanjolli bën paraqitje të mira në ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kampionëve me “mbretërit”.
Nacho ka grumbulluar 20 paraqitje për “Los Blancos” në të gjitha garat këtë edicion.
Kontrata e mbrojtësi spanjoll skadon në vitin 2022.
Ndryshe, skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman, Jurgen Klopp pas 29 ndeshjeve të luajtura ka tubuar 46 pikë dhe ndodhet në vendin e shtatë në Premierligë.