Sot shënohen tetë vjet nga ndarja nga jeta e legjendës së futbollit kosovar dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.
Fadil Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor 2018, në moshën 57-vjeçare. Ai mbetet një nga figurat më të rëndësishme në historinë e sportit kosovar, si për kontributin e tij në fushën e lojës, ashtu edhe për rolin vendimtar në zhvillimin e futbollit të Kosovës.
Si president i Federatës së Futbollit të Kosovës, Vokrri udhëhoqi procesin historik të pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA në vitin 2016, duke realizuar një nga objektivat më të mëdha të sportit kosovar.
Edhe pas tetë vitesh, emri dhe vepra e Fadil Vokrrit vazhdojnë të mbeten frymëzim për brezat e rinj dhe pjesë e pandashme e historisë së futbollit të Kosovës.