Çdo gjë ters për futbollistin e njohur, nuk e grumbulloi përfaqësuesja, tani e braktis e dashura

Për muaj me radhë ishin një nga çiftet më të përfolur (dhe të tatuazhuar) në Serie A, aq sa disa ditë më parë ata madje ishin në kopertinën e Sportweek, por tani duket se historia e dashurisë mes mbrojtësit të Milanit Theo Hernandez dhe bukuroshes Zoe Cristofoli ka arritur fundin.

Cristofoli ndau një foto të një qeni dhe nënvizoi: “Kafshët 10 personat 0”. Pra Zoe u zhgënjye nga sportisti francez? Më i vëmendshmi gjithashtu ka vërejtur që Hernandez nuk I bën më like fotove të Zoe në Instagram: ai ishte zakonisht gjithmonë i pari që e bënte këtë sa herë qe e dashura e tij publikonte foto.

Jo vetëm kaq: duket se Cristofoli nuk e mban më gjerdanin me numrin 19 të mbrojtësit Milanit. Krizë e përkohshme apo ndarje përfundimtare? Kjo mbetet të shihet në ditët në vazhdim. Trajneri i Francës, Didier Deschamps para pak ditësh publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e para eliminatore të Botërorit të vitit të ardhshëm. Në listën e publikuar nga trajneri ra në sy fakti që sërish në listë nuk ishte emri i Theo Hernandez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *