Një rast tjetër me COVID-19 është shfaqur te klubi i Torinos.
Trajneri i skuadrës ku luan Mërgim Vojvoda, Marco Giampaolo është infektuar me virusin korona,.
Pas stërvitjes të së shtunës, futbollistët e Torinos kanë pasur dy ditë pushim nga Giampaolo.
Tashmë, trajneri italian është vetëizoluar në shtëpi pas rezultatit.
Kështu, Torino e Vojvodës do të luajë përballë Interit pa trajner.