Po bie niveli i Barcelonës, këta janë tre emrat që po i kërkon në Serie-A

Sipas gazetës së përditshme spanjolle ‘Sport”, Barcelona ka kthyer sytë nga kampionati italian i futbollit për të përforcuar mbrojtjen dhe emrat që i ka në listë janë Federico Fazio, German Pezzella dhe Mateo Musacchio.

“Blaugranët” janë duke shikuar për goditje më çmim të ulët në merkaton e janarit pas problemeve që kanë me lëndimet.

Gjithnjë sipas “Sport”, edhe Antonio Rudiger është njëri nga lojtarët e preferuar dhe i cili nuk ka ndonjë rol të madh në skuadrën e Frank Lampard.

Kandidatët tjerë vijnë nga Serie-A dhe lëvizjet konkrete të drejtuesve te Barcelonës priten të bëhen në afatin kalimtar dimëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *