Është mbyllur koha e rregulltë prej 90 minutash në ndeshjen mes Gjilanit dhe APOEL-it në kuadër të raundit të parë kualifikues për Ligën e Evropës.
Pas 90 minutash, rezultati vazhdon të jetë baras 0:0.
Në kohën e rregulltë, APOEL-i u tregua skuadër më e rrezikshme, por mbrojtja e Gjilanit rezistoi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Madje, APOEL-i e kishte edhe një rast të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 79-të, por dështoi ta bënte këtë.
Ndeshja po luhet në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri”.
Ndeshja po transmetohet drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ndryshe, Gjilani e nisi me fitore aventurën evropiane duke e mundur në ndeshjen e parë parë Tre Pennen e San Marinos me rezultat 3:1 në udhëtim.