Zyrtare: Vedat Muriqi merr lejen nga Lazio për t’iu bashkuar Kosovës, po ashtu edhe Rrahmani

Raportimet e mediave lokale dhe të huaja për mungesën e Vedat Muriqit nuk qëndrojnë.

Sulmuesi i Lazios do të jetë i gatshëm t’i shërbejë ‘Dardanëve’ . Ai ka marrë lejen nga ekipi italian dhe ka udhëtuar në Shqipëri.

Kosova do të luaj kundër Shqipërisë më 11 nëntor, më pas në Nations League ndaj Sllovenisë më 15 nëntor dhe 3 ditë më vonë e pret Moldavinë në ‘Fadil Vokrri’.

Qëllimi kryesor i ekipit tonë kombëtarë është qëndrimi në Ligën C.

Po ashtu, Kosovës do t’i  bashkohet edhe mbrojtësi Amir Rrahmani, i cili është lejuar nga klubi i tij Napoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *