Enis Gavazaj është lojtari i radhës që i bashkohet Prishtinës.
Skuadra e Prishtinës ka siguruar edhe një përforcim për këtë sezon.
Faqja zyrtare e ‘Bardhekaltërve’ njofton se është arritur marrëveshje mes klubit dhe Enis Gavazaj.
Gavazaj, mesfushor me tipare ofensive, rikthehet te klubi i Prishtinës pas shtatë viteve.
Lojtari është shprehur i lumtur me transferimin e tij. Fjalët e Enisit mund t’i shihni në njoftimin e FC Prishtina.