Zyrtare: Llapi transferon Steven Hoffmanin

Llapi ka njoftuar se ka transferuar zyrtarisht Steven Hoffmanin.

Sipas njoftimit nga klubi kosovar, bëhet e ditur se ka kohë që portieri 26-vjeçar ishte prezent në ambientet e tyre për fazë testuese.

Pasi bindi kryesinë e klubit se e meriton qëndrimin, ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje):

Steven Hoffman pjesë e familjes bardh e kaltër në vazhdim të edicionit 2020/21

Portieri 26 vjeçar me eksperiencë ka zgjedhur të përfaqësoj KF Llapin në këtë edicion.

Steven Hoffman është bashkangjitur me klubin tash e një muaj dhe ka bindur drejtuesit e klubit të nënshkruajnë kontratë 1 vjeçare me të.

Hoffman është nga Afrika e Jugut, i lindur më 31.01.1994, i gjatë 1.96 m. Ka qenë pjesë e Reprezentacionit të Afrikës së Jugut për grupmoshën U23. Karrierë ka bërë edhe tek skuadrat e njohura të vendit të tij të lindjes: Bidvest Wits FC, Vasco Da Gama si dhe Cape Umoya United FC.

Steven Hoffman ka zgjedhur numrin 36 në fanellë dhe është i gatshëm të paraqitet që nga ndeshja e nesërme ndaj Besës! /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *