ZYRTARE: Konfirmohet dorëheqja para Kuvendit Zgjedhor

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet sot.

Kuvendi mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë dhe fillon në ora 15:00.

Kuvendi Zgjedhor është për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, të cilëve iu ka skaduar mandati.

Behar Ajazi, përfaqësues nga Vëllazëria e Zhurit, ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

“Unë Behar Ajazi, si anëtar i kuvendit të FFK-së nga Kf Vëllazëria Zhur , nga ky moment jap dorëheqje nga pozita e anëtarit të kuvendit të FFK-së si delegat për arsye personale”, njoftoi ai përmes faqes zyrtare të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *