Florian Loshaj është larguar nga skuadra polake Cracovia pas dy vitesh qëndrim.
Mesfushori kosovar shkëputi kontratën me klubin polak ditë më parë dhe karrierën do ta vazhdoj në Turqi.
26-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit turk te skuadra Istanbulspor.
Loshaj ka nënshkruar një kontratë afatgjate me skuadrën nga Stambolli për 4,5 vite dhe do të jetë pjesë e verdhezinjve deri në verën e vitit 2027.
“Transferimi ynë i ri Florian Loshaj u bashkua me presidentin tonë Ecmel FAik Sarialioglu. Ai ka nënshkruar kontratë 4,5 vjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit turk.
Reprezentuesi kosovar te Istanbulspori i bashkohet kolonisë së shqiptarëve pasi aty janë edhe Jetmir Topalli, Eduardo Rroca, Valon Ethemi e Sindrit Guri.