ZYRTARE: Ballkani shkarkon Bledi Shkëmbin

Humbja e sotme nga Arbëria i ka kushtuar me punë trajnerit Bledi Shkëmbi.

Klubi Futbollistik “Ballkani” ka vendosur që t’i ndajë rrugët me të, menjëherë pas disfatës ndaj Arbërisë (2-3).

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit nga Suhareka.

“Njoftim per Opinionin futbolldashes,

Pas rezultateve te dobta, sidomos ne 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim te nderpres bashkpunimin me trainerin Bledi Shkembi.

E falemderojme per punen e palodheshme dhe suksese ne te ardhmen”, thuhet në njoftim e FC BAllknait.

Ballkani mbetet në pozitën e tretë të renditjes tabelare me 67 pikë, pesë më pak se lideri Prishtina dhe dy më pak se Drita që ndodhet në zonën evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *