Zhegrova tregon me cilin lojtar ka pas konflikt te Kosova

Ylli i Kosovës dhe skuadrës së Baselit, Edon Zhegrova në emisionin “NIN” në Klan Kosova ka folur për raportet mes tij dhe lojtarëve të tjerë të Kosovës.

Gjatë emisionit atij iu është bërë një pyetje se është folur që ka pasur një konflikt me një lojtarë të Kosovës, për cilin bëhet fjalë dhe me cilin lojtar nuk flet?

Zhegrova nuk ka hezituar të sqarojë gkithçka duke thënë se ajo ka qenë një incident i rastit dhe asgjë më shumë.

“Të gjithë e dinë se kam pasur një incident me atë lojtar më herët (duke aluduar në Benjamin Kolollin). Unë nuk do ta quaja konflikt, janë gjëra që ndodhin në stërvitje, gjëra të çastit asgjë serioze. Gjithçka ka përfunduar aty. Sa i përket asaj që a kam ndonjë lojtar që nuk foli në kombëtare, jo me të gjithë foli. Jemi kombëtare dhe të gjithë aty jemi bashkë për të ecur përpara. Pra kam raporte të mira me të gjithë”, ka thënë Zhegrova i cili i është bashkuar Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit, fillimisht pët miqësoren me Shqipërinë e pastaj me Sllovenin dhe Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *