Ylli i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Edon Zhegrova, ka mohuar se është përleshur me portierin Arijanet Muriq, i cili u përjashtua nga kampi i Kosovës, për shkelje disipline.
U raportua se Muriqi u përjashtua për shkak të një përleshjeje me Zhegrovën, por kjo është mohuar nga vetë ylli i Baselit.
“Ky lajm aspak nuk është i vërtetë. Shokun më të ngushtë e kam Aro Muriqin. Nuk i kuptoj lajmet të cilat po qarkullojnë. Unë nuk jam përleshur me askënd dhe jam i përkushtuar që të jap më të mirën për Kosovën”, ka thënë Zhegrova për KOHËN.
Më herët uraportua se Muriqi u përjashtua pasi ishte paraqitur i dehur në seancën e fitnesit.