Real Madrid ka plan tjetër në qoftë se Mbappe ose Haaland nuk transferohen

Qe nga transferimi i Eden Hazard, klubi madrilien nuk ka bërë ndonjë transferim tjetër të madh në klub.

Megjithatë, ‘Galaktikët’ po mendojnë që të bëjnë transferimin e një prej yjeve të mëdha Erling Haaland ose Kylian Mbappe në afatin e ardhshëm kalimtar.

Mbappe duket të jetë opsion më pak i mundshëm për arsye se ai është afër nënshkrimit të rinovimit me skuadrën e PSG-së.

Në anën tjetër, Haaland akoma nuk dihet nëse do të largohet nga Dortmundi apo jo.

Gazeta spanjolle, Cadena SER raporton se plani tjetër i Los Blancos është Harry Kane, pra, nëse dështon trasnferimi i Mbappes dhe Haalandit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *