Kosova pa portierin kryesor/ Këta janë tre portierët që mund ta zëvendësojnë Muricin

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nesër do të luaj miqësoren ndaj Lituanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Pak orë para kësaj ndeshje dhe të parës për vitin 2021, plas skandali në kampin e FFK-së.

Portieri i parë, Arijanet Muric është përjashtuar nga ekipi Bernard Challandesit për shkaqe disipline.

Tani Kosovës i kanë mbetur edhe tre portierë. Bëhet fjalë për Samir Ujkanin, Betim Halimin dhe Visar Bekaj.

Kujtojmë që Kosova përveç Lituanisë do të luajë edhe ndaj Suedisë dhe Spanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *