Zhegrova me “bombë” të vërtetë, realizon gol spektakolar për Baselin në Ligën e Konferencës

Edon Zhegrova ka realizuar një gol spektakolar në ndeshjen e Ligës së Konferencës me Baselin.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka realizuar në minutën e 69-të për rezultatin 2-2 ndaj Almatyt.

Zhegrova mori një top nga bashkëlojtari i tij Ndoye, ndërsa iu shmang një kundërshtari dhe me një goditje të fuqishme nga distanca “dridhi” portën e vendasve.

Ndryshe, kjo përballje i takon Grupit H në Ligën e Konferencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *