Zhbllokohet gjithçka, Cavani pranë transferimit në La Liga

Sipas ‘Jugones de La Sexta’, PSG ka zhbllokuar operacionin për transferimin e Cavanit tek Atletico, me këta të fundit që kanë rritur ofertën për uruguaianin në 15 milionë euro.

Nëse një marrëveshje do të arrihej në orët e ardhshme, zyrtarizimi i Cavanit tek Atletico do të ndodhte menjëherë, pasi vëllai dhe përfaqësuesi i tij, kanë arritur marrëveshje me skuadrën spanjolle për dy sezone e gjysmë.

Përveç kësaj, ‘Foot Mercato’ raporton se Cavani tashmë u ka thënë lamtumirë shokëve të skuadrës.

Cavani është golashënuesi më i mirë në historinë e PSG, por pas transferimit të Mauro Icardit ka humbur vendin e titullarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *