Zbulohet shifra: Kaq miliona euro do të humbasë Tirana pasi ndeshja me Zvezdën luhet pa tifozë

Kampioni i Shqipërisë, Tirana nuk do të fitojë pothuajse asgjë nga të drejtat televizive për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës.

Klubi kryeqytetas ka shprehur keqardhje për faktin se Tirana nuk do të mbështetet nga tifozët në “Air Albania Stadium” për ndeshejn ndaj kampiones së Serbisë,

Krejt kjo po ndodhë për shkak të pandemisë me virusin korona, derisa ndeshja e vlefshme për rundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve do të luhet me tribuna bosh.

Kështu që, Tirana ka humbur rreth dy milionë euro për shkak se ndeshja do të zhvillohet pa tifozë.

Klubi i Tiranës është i sigurtë se “Air Albania Stadium”, stadiumi i ri shqiptar, do të ishte i mbushur për këtë ndeshje.

Biletat për ndeshjet e fundit në Shqipëri kushtojnë zakonisht rreth katër euro, por çmimet për këtë ndeshje do të shiteshin natyrisht më shtrenjtë.

Sipas mediave nga Shqipëria, Tirana nuk do të fitojë shumë as nga të drejtat televizive, derisa edhe televizionet serbe paguajnë dobët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *