Zbulohet premio për futbollistët e Llapit, ja sa para do të marrë secili nga ta

Skuadra e Llapit ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Prishtina, në kuadër të gjysmëfinales së parë në Kupën e Kosovës.

Llapjanët kanë triumfuar me rezultat 2-3, në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Golat për ekipin nga Podujeva i shënuan Ahmed Januzi 2x (6’ dhe 59’) dhe Kushtrim Shabani (62’), kurse për ‘bardhekaltërit’ realizuan Albin Prapashtica (66’) dhe Mërgim Pefqeli (91’).

Për triumfin ndaj Prishtinës secili futbollist i skuadrës së Llapit do të shpërblehet me nga 500 euro premia.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën “inFokus”, kryetari i klubit të Llapit, Beqir Batatina.

“Për fitoren e madhe ndaj Prishtinës, secili futbollist i Llapit do të shpërblehet me nga 500 euro premia”, ka deklaruar Batatina.

Ndeshja kthyese mes Llapit dhe Prishtinës zhvillohet pas dy jave në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *