Zaira Nara: Wanda? Nuk përmend emra, por shumë futbollistë të famshëm duan që…

Zaira Nara, motra e Wanda-s, bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardi-t, ka zbuluar një prapaskenë gjatë pjesëmarrjes në programin argjentinas “Cortá por Lozano”.

Sipas Zaira-s, janë të shumtë lojtarët që duan ta kenë Ëanda-n si menaxhere të tyren:

“Në Milano, kemi shkuar me Jakob (partneri) në një hotel për darkë. Wanda po negocionte rinovimin e Mauro-s. Ajo është shumë e vendosur në negociata, një nga to persona që ta mbyll telefonin duke të thënë ‘kur të kesh arritur te shifra që po të kërkoj, më telefona, përndryshe mos më merr’”.

“Lojtarë të ndryshëm duan që Wanda të jetë përfaqësuesja e tyre. Nuk i përmend emrat, por janë lojtarë të njohur dhe shumë të rëndësishëm”.

“Janë lojtarë të klubeve të tjerë: i kanë kërkuar leje Mauro-s. Por puna e menaxherit kërkon shumë kohë, nuk është vetëm firma në kontratë”, ka përfunduar Zaira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *