Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Gara për titullin e kampionit në Ligën Premier është bërë shumë interesante kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund të sezonit 2023/24.

Arsenali po udhëheq me 83 pikë, një më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Topçinjtë kanë nevojë për ndihmen e skuadrave rivale, pasi City në tre ndeshjet e fundit do t’i zhvilloj ndaj ekipeve londineze si Fulham, Tottenham Hotspur dhe West Ham United.

Ylli anglez i West Ham, Michail Antonio ka thënë se Arsenali do të fitojë Ligën Premier, pasi ata në ndeshjen e fundit luftojnë për Evropën dhe do ta ndalin Cityn.

“Nëse shkon deri në ditën e fundit, mendoj se Arsenali e fiton atë. Ndeshja e fundit e sezonit, ne kemi diçka për të luajtur gjithashtu, ne po përpiqemi të shkojmë në Evropë, Man City për titullin”, tha Antonio.

West Ham udhëton në Man City në ditën e fundit të sezonit 2023/24 të Ligës Premier në një lojë që mund të vendosë rezultatin e titullit të garës për titull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *