Rikthehet Liga e Kampionëve, PSG apo Dortmund në finale?

‘Ethet’ e ligës më të madh në Evropë, Ligës së Kampionëve rikthehen sonte.

PSG dhe Borussia Dortmund do të përballen sonte në ‘Parkun e Princave’, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së kësaj garë drithëruese.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar një javë më parë në Dortmund, ishte mbyllur me avantazhin e ‘Milionerëve’ të Gjermanisë (1-0).

Ky rezultat pritet të sjellë sfidë dramatike sonte në Paris, pasi që parisienët besojnë se kanë forcë që ta përmbysinë epërsinë e Dortmundit.

Megjithatë, skuadra gjermane në Paris, nuk ka udhëtuar me flamur të bardh dhe në duel me PSG-n kërkon rezultat pozitiv në mënyrë që të prek finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja mes PSG dhe Borussia Dortmundit fillon në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *