Vedat Muriqi assesi ta tregoj vetën në Serie A me klubin e SS Lazios.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar vetëm një gol në 17 paraqitje me ekipin italian.
Madje ylli kosovar po krahasohet edhe me yllin e AC Milan, Rafal Leao – i cili ka statistika të njëjta me sulmuesin e Lazios.
Rafael Leao is just as poor and shit as Vedat Muriqi.😅😜
Leao and Muriqi each have one goal in their past 17 matches.
They both have failed to make an impact for their teams it seems in past months.
— Jerry Mancini (@jmancini8) May 17, 2021
“Leao është po aq i dobët dhe një m** si Vedat Muriqi”, ka shkruar në rrjetet sociale Jerry Mancini.
Kujtojmë që Muriqi pritet të largohet nga Serie A në fund të këtij sezoni. Kosovari mund të rikthehet në Fenerbahçe./IndeksOnline/