Ylli i Kosovës transferohet tek Marseille

Sulmuesi i ri i Kosovës, Andi Zeqiri është afër largimit nga kampionati zviceran.

Sulmuesi 21 vjeçar ka arritur kontratë me Marseille sipas burimeve të gazetarit Arlind Sadiku.

Andi Zeqiri pati sezon fantastik me Lausanne në Superligën e Zvicrës, ku shënoi 24 gola. Futbollisti besohet se ka arritur marrëveshje personale me Marseille, ndërsa klubi i tij është në negociata me gjigantët francez.

Në garë për Zeqirin është edhe një klub nga Bundesliga por me shumë gjasë ai do ta veshë fanellën e 9-të herë kampionit të Francës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *