Ylli i Anglisë lëndohet pak ditë para ndeshjes së parë në Euro2020

Ylli i Anglisë lëndohet pak ditë para ndeshjes së parë në Euro2020

Bukayo Saka thuhet se do të humbasë ndeshjen e fundit të Anglisë para Kampionatit Evropian, pas një dëmtimi të vogël në kofshë.

Anglia luan sonte miqësore me Rumaninë, kurse ndeshja e tyre e parë në EURO2020 do të jetë ndaj Kroacisë pas një jave.

Ylli i Arsenalit, Saka luajti ndeshjen e plotë në miqësoren e parë të Anglisë kundër Austrisë të Mërkurën, duke shënuar golin e fitores.

Por sipas Athletic, anësori që atëherë ka pasur një problem muskulor dhe do të mungojë në ndeshjen e sotme kundër Rumanisë në Riverside Stadium, me FA që po vlerëson shkallën e dëmtimit përpara turneut që fillon javën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *