Ylli bën historinë, për herë të parë në finalen e madhe

Klubi nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka bërë historinë.

Ylli për herë të parë prek finalen e madhe të Superligës së Kosovës në basketboll, pasi sonte mundi Rahovecin, me rezultat 85-72.

Ylli ja doli që të triumfojë kundër Rahovecit në serinë e gjysmëfinaleve me rezultat 3-2.

Skuadra nga Suhareka ka bërë një sezon të madh, dhe tash në finalen e shumëkërkuar, ku ende nuk dihet se më cilën skuadër do të ndeshet në finalen pasi ndeshja mes KB Ponte Prizrenit dhe KB Pejës është shtyrë.

Golden Eagle Ylli ka reaguar në rrjetin e tyre social ‘facebook’, duke uruar kundërshtarin për lojën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *