Xherdan Shaqiri pas debutimit me Lyonin: Faleminderit tifozëve për mbështetjen e mahnitshme

Skuadra e Lyonit ka fituar mbrëmë ndaj Strasbourg me rezultatin 3:1.

Në këtë ndeshje debutoi edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai asistoi tek goli i dytë në fitoren e klubit të tij.

Sot, Xherdan Shaqiri ka falënderuar tifozët e Lyonit për mbështetjen e madhe që ia dhanë në takimin e djeshëm.

“Debutim dhe fitore. Faleminderit Les Gones për mbështetjen e mahnitshme dje”, shkruan Shaqiri në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *