Komentatori i famshëm i Milanit shpërthen në lot pas golit të Ibrahimoviqit ndaj Lazios

Milani ka vazhduar me formë të mirë duke marrë fitoren e radhës në Serinë A në edicionin që sapo ka filluar.

“Rossonerët” mposhtën pastër 2-0 Lazion e Vedat Muriqit në San Siro.

“Gisht” në këto tre pikë kishte edhe i rikthyeri në skuadër pas lëndimit, Zlatan Ibrahimoviq.

Suedezi u inkuadrua në minutën e 60-të dhe iu deshën vetëm gjashtë minuta të dërgonte topin në rrjetë.

Golit të 39-vjeçarit iu gëzua shumë edhe komentatori i famshëm i Milanit, Tiziano Crudeli që e përjetoi atë me emocione në studio.

Crudeli filloi të qante gjatë gëzimit duke u ngritur në këmbë.

Milani ndan vendin e parë me Romën që ka gjithashtu bilanc të 100 për qind të tri ndeshjet e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *