Xherdan Shaqiri i mërzitur nga koronavirusi, tregon se çfarë po i mungon më së shumti

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është shprehur i mërzitur pasi që po i mungon familja e tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sky Sports”, reprezentuesi zviceran ka thënë se po i mungon familja e tij.

“Unë nuk e kam parë familjen time që pesë apo gjashtë muaj tani. Nuk është e lehtë për mua sepse jam shum i afërt me familjen time. Mezi pres t’i shohë përsëri. Shpresojë që së shpejti të bëhet gjithçka më mirë” – ka deklaruar 29-vjeçari.

Kujtojmë se Xherdan Shaqiri është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2018, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *